Punëtorët e "Ramiz Sadikut" thonë se janë diskriminuar pas privatizimit të ndërmarrjes

Në Komisionin hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar Maliq Demiri, përfaqësues i ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku”.

Demiri ka thënë se janë diskriminuar pasi jo të gjithë punëtorëve u është paguar 20-përqindëshi.

“Dy grupe që kanë bashkëpunuar me AKP-në, kanë punuar vetëm për interesa të tyre. Duam që edhe neve të na paguhet 20-përqindëshi,” ka thënë ai.

Kurse, Idriz Zhinipotoku, punëtor i kësaj ndërmarrjeje, tha se mbi 1,000 persona e kanë marrë këtë kompensim nga mbi 3,000 punëtorë sa kanë qenë deri në procesin e privatizimit.

“Rreth 1,300 persona e kanë marrë këtë kompensim nga mbi 3,000 mijë punëtorë sa kemi qenë deri në proces të privatizimit. Shumica nuk e kanë ditur që mund të kompensohen dhe ku të lajmërohen”, ka thënë Zhinipotoku.