Besim Beqaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ish- Ministri Beqaj para Komisionit Hetimor për procesin e privatizimit, eviton përgjigjet për KEDS-in

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka intervistuar ish-Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Beqaj i cili ka qenë i implikuar në dy privatizime, atë të Telekomit dhe KEDS-it, është sfiduar me pyetje nga deputetët e këtij komisioni.

Megjithatë, Beqaj ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e deputetëve për procesin e privatizimit të KEDS-it

Kryetari i kërij komisioni hetimor Hajrulla Çeku, ka paralajmëruar se do të kërkojë interpretim ligjor, për mospërgjigjjet e Beqaj.

Beqaj i ka evituar përgjigjjet duke thënë se ka një proces gjyqësor dhe nuk mund të përgjigjet.

Hekuran Murati, deputet i LVV-së kishte një sërë pyetjesh për ish- Ministrin Beqaj.

Gjatë kësaj mbledhje kishte përplasje mes deputetit Murati dhe Sejdi Hoxha, kur ish- Minsitri Beqaj u pyet nga deputeti Murati se çka nënkupton tregu i lirë.

Hoxha tha se nuk është dakord që të bëhen pyetje të tilla dëshmitarit.

Ndërsa edhe ish ministri Beqaj tha se “të gjithë ata që nuk e dinë se çka është tregu i lirë mund të vinë në fakultet”.

Beqaj ka refuzuar të jap përgjigjje në secilën pyetje që është bërë për KEDS, duke thënë se kjo çështje është në një procedurë gjyqësore dhe këto përgjigjje sipas tij mund të kenë implikim.

Beqaj tha se është në cilësinë e të akuzuarit për privatizimin e hidrocentralit dhe për këtë nuk do të prononcohet deri në përfundim të procesit.

Deputeti Murati sqaroi se nuk po e pyet për privatizimin e hidrocentraleve por për procesin e shpërndarjes dhe faturimit.

E Murati gjithashtu ka vazhduar ta pyes ish- Ministrin Beqaj se a e konsideron që çmimi prej rreth 26.3 milion euro ka qenë i duhuri.

Sejdi Hoxha, deputet i PDK-së tha se dështimi i procesit të privatizimit të Telekomit ka përfunduar në arbitrazh.

Hoxha ka kërkuar nga Beqaj të dijë se cili ka qenë vendimi i arbitrazhit dhe sa është dëmtuar Kosova nga dështimi i këtij procesi.

Beqaj tha se në kohën sa ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka qenë prioritet i shtetit për t’i privatizuar ndërmarrjet publike.

“Procesi i Telekomit ka qenë proces i diskutuar është diskutu nga njerëz që kurr në jetën e tyre as një faqe nuk e kanë lexu kjo ka bërë dëm. Pas shumë thashethemeve, diskutimeve në Kuvend, ky proces përfundoi në arbitrazh ndërkombëtar. Ka qenë një nga proceset më të renda të arbitrazhit ndërkombëtar”, tha ai.

Beqaj shtoi se ka qenë i bindur se Kosova nuk mund ta humb rastin sepse sipas tij kanë qenë të kujdesshëm në përpilimin e dokumentacioneve.

“Qeveria e RKS ka të drejtë deri në momentin e nënshkrimit të kontratës ta ndal procesin pa shpjegim dhe kjo nuk i jep të drejtë asnjë pale për denoncim”, tha Beqaj duke thënë se është i kënaqur që ky proces ka përfundu në arbitrazh në Paris. Jo që është rrëzu pretendimi i paditësit, po është konifrmu që fajet dhe dëmi në këtë proces ju ka shkaktu vendit”,tha ai duke treguar se janë fitues për këtë proces.

 

 

Ky komision kishte mbajtur edhe disa mbledhje me dëshmitarë të tjerë.

Ish-Ministri Sadriu: Fabrikat e privatizuara u shitën për troje

Ish-kryesuesi i bordit të AKP-së tregon si u shitën 50 hektarë tokë për 5 mijë euro