Deputeti Naser Osmani - Foto: Facebook
Naser Osmani për privatizimin: Çmimi i shitjes nuk ka qenë i rëndësishëm
Ish-zëvendës Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Naser Osmani, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë tha se nuk ka qenë i rëndësishëm çmimi i shitjes.
“Për mua nuk ka qenë i rendësishëm çmimi i shitjes por procesi i shitjes me kanë transparent e jokorruptiv”, tha Osmani.
Osmani, i cili ka qenë deputet i LDK-së, shtoi se zgjatja e privatizimit sjell telashe sepse, sipas tij, rrethanat që kanë ndodhur më parë nuk korrespondojnë me gjendjen e tanishme.
“Ajo që është shitë, pjesa dërrmuese ka hy në funkson të zhvillimit ekonomik. Problem më i madh kanë qenë asetet ndërmarrje shoqërore të Gjakovës. Sepse Gjakova ka trashëgu ekonomi më të madhe të këtyre ndërmarrjeve”, tha Osmani.
Osmani tha se periudha e angazhimit të tij ishte 28 maj 2010 – fundi i prillit 2012.
Gazmend Bytyqi, zëvendëskryesues i komisioni, kërkoi që Osmani t’ia konfirmojë nëse një pjesë e dokumenteve është djegur.
Osmani u përgjigj se kjo ka ndodhur në kohën kur janë bartur kompetencat nga AKM në AKP.
“Dokumentacionet nuk mundeni me i pasë krejt sepse nuk ekzistojn më”, tha Osmani.
Anëtarët e këtij komisioni kishin përplasje gjatë kohës kur Hekuran Murati nga LVV, kërkoi mirëkuptimin e deputetëve për të vazhduar me pyetjet e tij drejtuar dëshmitarit.
Pas një sërë pyetjesh, reagoi deputetja e LDK-së Doruntinë Maloku, duke thënë se nuk mundet vetëm një deputet ta shfrytëzojë gjithë kohën.
“Nuk mundet asnjë deputet ta shfrytëzojë kohën. Kohën duhet ta shpërndani në mënyrë të baranartë”, tha ajo.
Kryetari i Komisionit Hajrulla Çeku, tha se mundësistë secili deputet i ka të barabarta.
“Pse nuk fokusoheni me siguru dëshmi por po kapeni se sa po flet gjatë deputeti”, tha ai.
Edhe Murati tha se deputetët e tjerë nuk patën pyetje dhe shprehën mirëkuptim ndaj tij.
Bekë Berisha deputet i AAK-së kërcënoi kryetarin se mund ta lënë pa kuorum.
“Kemi forma me të lanë pa kuorum”, tha Berisha.
Por Çeku u kundërpërgjgij “mu nuk më leni pa kuorum unë veç moderator jam këtu. E leni komisionin”.
Ndryshe gjatë kohës kur pyetjet i bënte deputeti Hekuran Murati, Osmani tha se nuk ka pas ndërhyrje politike në kohën sa ai ka qenë anëtar i Bordit.
Ish-kryesuesi i bordit të AKP-së tregon si u shitën 50 hektarë tokë për 5 mijë euro
Ish-Ministri Sadriu: Fabrikat e privatizuara u shitën për troje