Isa Mustafa në konferenë për media Foto: KALLXO.com

Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: Nuk shoh arsye që një anëtar i LDK-së të mos e përkrahë familjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se ka pritur që Vjosa Osmani sot ta udhëheqë seancën e Kuvendit dhe ta përkrah zgjedhjen e Avdullah Hotit kryeministër.

“Është një vendim dhe përcaktim i saj. Edhe përkundër asaj që nuk pranoi, seanca u mbajt. Unë e vlerësoj drejtimin që sot ia dha seancës akademik Kujtim Shala si nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kam pritur që Vjosa Osmani si anëtare dhe nënkryetare e LDK-së do ta drejtojë këtë seancë dhe do ta përkrahë zgjedhjen e Hotit”, tha Mustafa.

Mustafa tha se nuk sheh arsye që Osmani apo anëtarët e LDK-së të mos e përkrahin familjen e vet.

“Unë nuk shoh arsye që dikush që është anëtar i LDK-së i kësaj familje të mos e përkrahë familjen e vet në çastet jetike të saj, sepse edhe ky moment ka qenë shumë i rëndësishëm mos të them jetik për LDK-në por edhe për Kosovën sepse duhet të ketë institucione të cilat duhet të funksionojnë”, tha Muustafa.

Seanca për votimin e Qeverisë së re, Hoti nuk është udhëhequr nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo seancë është udhëhequr nga bashkëpartiaku i saj, Kujtim Shala.

Vjosa Osmani nuk merr pjesë në seancën e votimit të Qeverisë Hoti

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryetarja e këtij institucioni, Vjosa Osmani, duke folur për refuzimin e saj që të drejtojë seancën në të cilën u votua qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, tha se kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin qytetar.

Vjosa Osmani deklarohet kundër qeverisë Hoti