Isa Mustafa, pasi votoi, fton qytetarët të dalin të votojnë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka votuar dhe ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votim.

“I ftoj gjithë qytetarët për votim, në këtë ditë jo të përshtatshme për shkak të motit të keq, por të dalin të votojnë ta kryejnë obligimin qytetar”, tha ai.

Mustafa tha se shpreson që gjithë qytetarët do të votojnë për demokratizim të mëtutjeshëm të vendit për zhvillim ekonomik, prosperitet dhe përforcim të shtetit të Kosovës.

Sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Vendvotimet janë hapur në ora 7:00.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë si rezultat i vendimit të  Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka kontestuar zgjedhjen e Qeverisë së Avdullah Hotit.