Intervistë: Ragmi Mustafi

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista me Ragmi Mustafin, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Mustafi flet për ndihmat e Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës dhe se si duhet që shteti kosovar të ndihmojë në këtë drejtim.

Ragmi Mustafi flet për idenë e Këshillit Kombëtar për serbët e Kosovës.

Pse ka papunësi të madhe në Luginën e Preshevës?

Si e refuzoi Gjykata e Beogradit padinë për ministrin serb për përdorim të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve?

A janë furnizuar me libra shqip 3 komunat në Luginë?

Si e sheh Ragmi Mustafi dialogun Kosovë – Serbi?

Çka kërkuan në takimin me kryeministrin Kurti përfaqësuesit e Luginës?