Instituti Hidrometeorologjik pret rëndim të situatës nga reshjet, më e theksuar në Dukagjin

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata me vërshimet në ditët në vazhdim do të rëndohet. 

Sipas Institutit, situata më e vështirë do të jetë në Rajonin e Dukagjinit për shkak të rritjes së nivelit të lumenjve. 

Institutit ka njoftuar se aktualisht lumi më i atakuar është Drini i Bardhë ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime (Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha) pastaj në pellgu e Ibrit lumenjtë: IbriSitnica, Drenica me degët e tyre.

Këto përmbytje, sipas Institutit,  në Pellgut e Drinit të Bardhë, paraqesin një periudhë kthyese 20 vjeçare. 

“Problematik paraqiten lumenjtë me karakter të rrëkeve të cilët rrjedhin nga zonat më të larta malore. Kësaj situate në Dukagjin i ka kontribuar edhe shkrirja e borës dhe reshjet e shiut që kanë rënë ditë më parë duke ngopur token me ujë përtej kapaciteteve. Aktualisht nëpër lumenjtë me karakter fushorë (Drini bardh, ibriSitnica, Morava BinçësLepenci), kanë ngritje të lehtë, ndërsa pas ndërprerjes së reshjeve në shumicën e tjerave, tendenca e niveleve janë në rënje të lehtë”, thuhet në njoftim. 

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik pritet që përsëri ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin por më të theksuara përsëri në Dukagjin, prandaj këto edhe më tepër do ta rëndojnë situatën, sidomos me temperaturat pozitive të cilat ndikojnë në shkrirjen e borës së rënë së fundi.