IKShPK: Edhe 8 të shëruar nga COVID-19, numri shkon në 79

Instituti Kombëtar  i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka njoftuar se 26 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar, ndërsa 8 të tjerë janë shëruar.

Me të shëruarit e ditës së sotme, numri ka arritur në total 79 .

Ndërsa, rastet e reja me COVID-19 janë raste kontakti: 6 nga komuna e Suharekës, 4 nga komuna e Prishtinës, 3 nga komuna e Gjilanit, 3 nga komuna e Lipjanit dhe e Vitisë, dy nga komuna e Leposaviqit, dy nga komuna e Kamenicës, dhe nga një rast në Vushtrri, Podujevë dhe Shtime.

Rezultatet: Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë