Rezultatet: Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar  i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se 26 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar, ndërsa 8 të tjerë janë shëruar.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 449.

Sipas njoftimit, këto raste janë nga 195 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjatë ditës së sotme.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime”, thuhet në njoftim.

Ndërsa numri i të shëruar ve gjithsej ka shkuar në 79.