Foto: Ilustrim
Ia prenë dhe vodhën 18 metra dru në malin e tij, kërkon ndihmën e Policisë
29.3.2022 - 10:55
Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona dyshohen se kanë prerë drunjtë në mënyrë ilegale në një mal që ka qenë pronë e një personi tjetër në Leposaviq.
Sipas policisë, ankuesi ka informuar se drunjtë janë prerë në malin e tij.
“Sipas Agjensionit të Pyjeve të Kosovës, janë vjedhur 18 m3 dru”, thuhet në njoftim.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.