Ilustrimi: Pixabay

Ia hakojnë rrjetet sociale, viktima ankohet në polici

Një grua nga Mitrovica e Veriut është ankuar në Policinë e Kosovës se ia kanë hakuar rrjetet sociale dhe i janë dërguar mesazhe të afërmve të ankueses.

Sipas Policisë, ngjarja raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 14:40.

“Ankuesja ka raportuar se persona të dyshuar, të panjohur, ia kanë hakuar profilin e saj në rrjetet sociale dhe u kanë dërguar mesazhe të afërmve të ankueses”, ka thënë Policia.

Policia nuk ka arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast që po vazhdon të hetohet.