Foto-ilustrim

I vrari në Prizren ishte i dyshuar që kërkohej nga Policia

Një person ka mbetur i vrarë pas një shkëmbimi me armë zjarri që ka ndodhur në lagjen Tusuz të Prizrenit.

KALLXO.com merr vesh se personi që ka mbetur i vrarë ishte një i dyshuar që po kërkohej nga Policia e Kosovës qe një kohë të gjatë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa viktima është i gjinisë mashkullore.

KALLXO.com do ju mbajë të informuar për rastin.

Një i vrarë në Prizren