Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

I riu i goditur me thikë në Prishtinë, në gjendje stabile shëndetësore

Gjendja shëndetësore e të riut të therur me thikë mesditën e sotme në Prishtinë, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Mjeku që është përkujdesur për gjendjen e tij, pa dashur të identifikohet, meqë thotë se nuk e ka të drejtën të flasë për mediat, tha për KALLXO.com se i riu ka disa plagë të shkaktuara nga goditja me mjet të mprehtë.

“Ai ka tre plagë therëse, në këmbë, në dorë dhe kraharor të cilat ia kemi qepur”, ka thënë mjeku i cili u përkujdes për viktimën në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke shtuar se pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

KALLXO.com, ka raportuar më herët për këtë rast.

Theret me thikë një i ri në Prishtinë