Aeroport, Foto: Pixabay

I mituri dyshohet se prezantoi rrejshëm dokumente të Bullgarisë në Aeroport

Një i mitur dyshohet se ka prezantuar dokumente si pasaportën, letërnjoftimin dhe patentë shoferin e shtetit të Bullgarisë, të falsifikuara gjatë ditës së djeshme në Aeroportin “Adem Jashari”.

Policia ka njoftuar se i mituri më pas është identifikuar me letërnjoftim të Kosovës ndërsa dokumentet e dyshuara si të falsifikuara të shtetit bullgar janë sekuestruar për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Tutje policia na njoftim ka thënë se për rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit.

I njëjti ka rekomanduar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.