Foto: KALLXO.com

I mbyllur për media, nis raportimi i drejtorit të AKI-së në Komision

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka filluar raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ky komision është duke u mbajtur i mbyllur për media.

Kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu (PDK) ka thënë se pas përfundimit të komisionit do e shohin nëse do të ketë deklarim për media ose jo.