Foto: Ilustrim

I dyshuari tenton t’i kidnapoj një gruaje djalin nga duart

Një rast tentim kidnapimi është raportuar gjatë ditës së djeshme në Gllogoc.

Policia ka sqaruar se një person është arrestuar pasi ka tentuar t’i kidnapoj nga duart një fëmijë tetë vjeçar një gruaje.

Në raportin ditor të policisë thuhet se i dyshuari deri  sa policia po kryente arrestimin e tij ka shfaqur shenja që ka probleme psikike dhe i njëjti më pas është dërguar në neuropsikiatri në QKUK.

Rasti është hapur në polici si marrje e kundërligjshme e fëmijës në tentativë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK është dërguar në mbajtje.