Foto: Ilustrim/Rtv21

I dyshuari i vë flakën shtëpisë së tij

Një shtëpie në fshatin Lebanë në Prishtinë i është vënë flaka gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, shtëpisë i është vënë flaka nga i dyshuari me problem psikike, i cili jetonte i vetëm në atë shtëpi.

Zjarri është lokalizuar, dhe nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.