Ilustrimi: Pixabay

I dyshuari hapi llogari në rrjete sociale në emër të viktimës, arrestohet

Një person është arrestuar nën dyshimin se ai ka hapur një llogari në rrjete sociale në emër të viktimës.

Policia e Kosovës ka thënë se i dyshuari e ka përdorur llogarinë e hapur për të ngacmuar viktimën dhe për t’i dërguar mesazhe familjarëve të ankueses.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në Prishtinë.

Policia ka thënë se i arrestuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.