Ilustrim

I dënuar me dy vjet burg për vjedhje të rëndë, arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj, i cili është i dënuar me dy vjet burg. I njëjti po kërkohej në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës së Ferizajt për vjedhje të rëndë.

B.B është arrestuar më 16 janar rreth orës 18:00 në Ferizaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt i fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit.

“Të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë” – përfundon njoftimi i policisë.