Hyri në sistemin kompjuterik të një gruaje, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Vushtrri i cili dyshohet se ka hyrë në sistemin kompjuterik të një gruaje.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 27 maj të këtij viti, mirëpo i dyshuari është arrestuar dje.

Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.