Iu vodhën 1 mijë euro nga llogaria bankare qytetarit nga Mitrovica

Një burrë është ankuar tek organet e rendit se i janë vjedhur 1000 euro nga llogaria bankare në Mitrovicë.

Ai dyshon në një person të cilit i kishte dhënë veturën për regjistrim ku ishte edhe kuleta me dokumente.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet “hyrje në sistemin kompjuterik”.