Humb kontrollin mbi veturën, del nga rruga dhe godet 3 vetura të tjera

Një aksident i rrezikshëm, por fatmirësisht me lëndime të lehta ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.

Një veturë golf, ka qenë dukë lëvizur në rrugën “Idriz Seferi” dhe me të arritur përballë “Sallës së Sporteve” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur edhe 3 vetura të tjera që kanë qenë të parkuara.

“Vetura ka qenë duke lëvizur në rrugën” Idriz Seferi” në drejtim të qytetit me të arritur perballë “Hallës së sporteve” humbë kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës dhe me këtë rast dëmton tri veturat të parkuara jashtë rrugës ku si pasoj e aksidentit, përpos dëmeve materiale lëndime të lehta trupore pëson drejtuesi i veturës Golf, i cili pas marrjes së ndihmës së parë ne QE- Gjjilan lirohet për në shtëpi”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.