Hoxhaj kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare ndaj deklaratave të Vuçiqit

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka paralajmëruar se mund të ndodhë ndonjë konflikt me Kosovën.

Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka thënë se për këtë duhet të ketë reagim të shpejtë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

“I vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Millosheviqit në qeverinë serbe dhe aparatin e sigurisë. Komentet e sotme nga Aleksandar Vuciq kërkojnë një reagim të shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare. Rajoni mund të lëvizë vetëm kur Serbia përballet me gjenocidin që ajo ka kryer në Kosovë”, ka shkruar ai.

Sot, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se zgjidhja me Kosovën duhet të arrihet sa më herët përmes dialogut ose mund të ndodhë ndonjë konflikt i mundshëm.

Për këtë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe u.d presidentja, Vjosa Osmani të cilët kërkuan reagim nga ana e BE dhe NATO-s.

Vjosa Osmani kërkon nga NATO dhe BE të reagojnë ndaj kërcënimit të Vuçiqit

Hoti reagon ndaj deklaratës së Vuçiqit që përmendi mundësinë për konflikt me Kosovën

.