Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti: Që katër muaj policët nuk kanë marrë shtesat për rrezikshmërinë në punë

Ish-kryeministri, njëherësh deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është muaji i katërt që policët nuk marrin shtesat për rrezikshmërinë në punë.

Sipas Hotit, kjo “tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësisë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri”.

“Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë. Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë”- ka shkruar Hoti në Facebook.

Tre policët e Kosovës, ishin duke patrulluar në Leposaviq më 14 qershor, pranë kufirit me Serbinë, kur sipas autoriteteve në Kosovë, u rrëmbyen nga forcat serbe.