Hoti: Kur të më sugjeron personeli shëndetësor e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria e Kosovës ende nuk planifikon që të shpall gjendje të jashtëzakonshme, pavarësisht situatës kritike të krijuar nga COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se do ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në momentin kur kjo iu sugjerohet nga personeli shëndetësor.

“Në atë moment që personali shëndetësor më sugjerojnë si kryeministri që ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Nuk do të hezitojë që ta shpalli”, u shpreh Hoti para gazetarëve.

Kujtojmë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në muajin mars ishte “mollë sherri” mes partnereve të koalicionit, LDK dhe Vetëvendosje.

Aso kohe, LDK-ja përkrahte idejen e Thaçit që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, por kjo u kundërshtua nga ekzekutivi në krye me Albin Kurtin.

LIVE – Qeveria në takim me krerët e shëndetësisë pas situatës së rënduar me COVID-19

LIVE – Qeveria në takim me krerët e shëndetësisë pas situatës së rënduar me COVID-19

Publiée par Kallxo.com sur Dimanche 5 juillet 2020