Hoti: Kemi filluar draftimin e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se në takimin në Bruksel ka filluar draftimi i marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës Serbisë.

“Më 16 korik është mbajt takimi në Bruksel ku ka fillu draftimi i marrëveshjes përfundimtare me dy temat e para personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar humantitar të zgjidhet çështja e personave të zhdukur përfshirë zbulimin e informacionit dhe ofrimin e gjitha burimeve të nevojshme njerëzore dhe teknike për zgjidhjen e kësaj çështje. E dyta sjellja e drejtësisë në vend dhe e treta për kujdesin e nevojshëm për familjet e viktimave sipas standarteve ndërkombëtare”, tha Hoti.

Hoti shtoi se kanë kërku shpalosjen e plotë të arkivave të ish jugosllavisë nga MPB e atë herëshme, nga strukturat e mbrojtjes territorial të atë hershme, nga trupat paramilitare dhe vullnetare që kanë vepruar në Kosovë dhe shpalosja e plotë e informacioneve në lidhje me dyshimin e shpërndarjes së trupave në shkritore dhe furra në Kosovë dhe Serbi.

Hoti tha se për temën e dytë që ka të bëjë me çështjet ekonomike këtu janë përfshirë kompensimi i dëmeve të luftës suksesioni, borgji shtetëror, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguar nga puna, dëmtimet e pronës private.

“Kemi kërkuar që në marrëveshje të përfshihet respektimi i plotë i katër lirive themelore të BE-së që janë lëvizja e lirë e njerëzve mallërave, shërrbime dhe kalipalit si dhe që kanë të bëjnë me projektet infrastrukturore rajonale. Dua ta konfirmoj që për qeverinë nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik. Takimet do të jenë vetëm për draftimet e marrëveshjes finale për njohjen reciproke dhe normalizim të dy vendeve”, tha Hoti.

Hoti shtoi se do ti mbaj të informuar gjithë kohën për zhvillimet në këtë proces dhe do të jetë llogaridhënës.

“Por, unë nuk do të rri duarkryq, dhe as nuk do të qahem para jush duke u ankuar për teori konspirative me harta e thika, apo me komplote për ndarje territoriale. Unë do të ushtroj autorizimet e mia kushtetuese, pa interferim nga askush. Unë e kam caktuar Koordinatorin Shtetëror për Dialog, në përputhje me Platformën tonë për Dialog, vendimin e Qeverisë për Zyrën për Dialog dhe autorizimeve kushtetuese që unë kam. Zoti Hyseni ka një përvojë të madhe në diplomaci, duke qenë afër Presidentin Rugova, duke shërbyer si shef i diplomacisë së Kosovës, dhe personi kryesor që ka përfaqësuar Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kur u vulos Deklarata e Pavarësisë. Unë i besoj atij dhe ai më përgjigjet mua. Ai më përfaqëson mua në procesin e dialogut dhe punon sipas udhëzimeve të mia”, shtoi Hoti.

Hoti tha se askush nuk duhet të trazohet nga normaliteti që e po ndërtojmë, sepse është në të mirën e të gjithëve.