Ilustrim

Hetohet një rast i vdekjes në Gjakovë

Një rast i vdekjes së një gruaje në Gjakovë është duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:20.

Sipas njoftimit të Policisë, në orën e lartcekur është raportuar se gruaja në fjalë ka vdekur dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Në raportin 24 orësh është thënë se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.