Hekuran Murati e Mërgim Lushtaku replikojnë përmes meseleve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës të Kosovës Mërgim dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë replikuar në Kuvendin e Kosovësë.

Replika e Lushtakut e Muratit ka kaluaar përmes “meseleve”.

“Meqenëse ministri Hekuran Murati ka filluar me tregu mesele legjislaturën e kaluar, po du me fillu pak si ky, ndoshta ia qëlloj”, ka thënë Lushtaku.

“Shkoj njëri me nejtë te do miq edhe e pyesin – qysh je a je mirë e djemtë? Tha, djemtë shumë të mençur i kam. Pse? Se gjithë ja qëllojnë motit. Tha pse? Se i kam dy djem edhe i ves qysh o moti nesër, a bjen shi? Njëri thotë bjen shi, tjetri nuk bjen. Kurrë nuk e lojnë pa ja qëllu”, tha Murati.

Kur Lushtaku kërkoi replikë, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca e pyeti se “A e ki replikë a mesele”.

E Lushtaku tha se vetëm me mesele mundohen të qeverisin.

“E dita pikën e fortë të ministrit se vetëm me mesele mundohen me qeverisë po në aspektin praktik nuk janë kërkah hiq”, tha Lushtaku.