Haziri ngushëllon familjet e dy të vdekurve nga COVID-19 sot në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfzi Haziri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot në Gjilan kanë vdekur dy persona nga COVID-19.

Një nga të vdekurit është prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshini, ndërsa tjetri një taksist nga Gjilani, Rexhep Baxhaku.

Ky është postimi i plotë i Hazirit:

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen.

Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm!