Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Haradinaj kërkon sqarim për operacionin në veri, në kohë të fushatës elektorale
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti opozitar i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj aksionit në Veri të Kosovës.
Haradinaj ka kërkuar që të hiqet dilema nëse këto aksione janë kryer për efekte elektorale.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës.
“Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pa kompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar. Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve. Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale”, tha Haradinaj duke e përmbyllur se janë në mbështetje të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, sot, në orët e hershme të mëngjesit, forcat e rendit, në bashkëpunim me prokuroritë dhe gjykatat përkatëse zhvilluan një aksion kundër kontrabandës në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.
Por, qytetarët serbë kanë protestuar duke e kundërshtuar aksionin.
Për tensionet në veri ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, duke shtuar se këto veprime janë paraprirë nga hetimet dhe janë me urdhër të prokurorisë dhe gjykatave kompetente.
Ndërkaq, shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marr trajtim në Spitalin e Mitrovicës së Jugut pas lëndimeve nga aksioni i sotëm kundër kontrabandës.
Gjendja e policëve të plagosur nga bomba, flet drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës