Pamje - Banorët serbë kundërshtojnë aksionin anti-kontrabandë të Policisë

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka nisur sot një aksion kundër kontrabandës në vend, përfshirë edhe në veri të vendit.

Por, qytetarët serbë po protestojnë duke e kundërshtuar. Rruga deri tek bllokada shihet me gurë, ndërsa në afërsi të shkollës teknike rruga është bllokuar nga kamionë.

Sipas mediave, gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë.

Aksioni është duke u zhvilluar edhe në rajone të tjera si: Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë të jugut.