Haradinaj ka një porosi për Hotin për takimin në Uashington

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mirëpritur ftesën për takim në Uashington më 2 shtator në mes Kosovës dhe Serbisë. Por, gjithashtu, ka një këshillë për takimin e tij atje.

“Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit, duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

E mirëpres ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Washington me 2 shtator mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit./RTK