Haradinaj: Arsim e punë për rininë

Kandidati për president njëherësh edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me rininë e Obiliqit.

Haradinaj tha se Aleanca angazhohet në krijimin e agjendës nacionale për rini të edukuar e të shëndoshë dhe reformën rrënjësore të sistemit arsimor.

“Programi ynë parasheh mes tjerash edhe fondin e financimit të punësimit të parë të të rinjve, trajtimin institucional të karrierës, shkollat profesionale dhe harmonizimin e plotë të politikave arsimore, shëndetësore, kulturore, të punësimit dhe të zhvillimit në relacion me gjeneratat e reja”, tha ai.

Më tej ai shtoi se Aleanca garon me shumë të rinj nën moshën 30-vjeçare, të cilët janë garancë.

“Është garancë se rinia do të jetë pjesë shumë e rëndësishme në forcimin e shtetit tonë. #ForcaeKosovës”, përfundoi Haradinaj. RTK