
Hapet edicioni i festivalit ‘Akull n’Verë’- FOTO
15.7.2021 - 20:49
Para pak minutash është bërë hapja e edicionit të parë të festivalit “Akull n’Verë’ në Prishtinë.
Festivali po mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ dhe do zgjasë për 1 muaj, nga data 15 korrik deri më 15 gusht.
Në lokacionin ku po mbahet festivali ‘Akull n’Verë’ janë autoambulanca dhe Njësia Speciale e Policisë.
Ky festival vjen pas suksesit të gjashtë edicioneve të festivalit “Verë n’Dimër’.