Kali, ilustrim

Han i Elezit, policia has në një kali që barte duhan të kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit ka gjetur një kali, në të cilin ishin ngarkuar duhan me peshë rreth 180 kg.

Sipas njoftimit të policisë, malli i është dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshme.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:45.