Halil Çadraku ftohet nga Gjykata Speciale

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale dje kanë ftuar për intervistë edhe Halil Çadrakun.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur gruaja e tij, Peka Gashi përmes një njoftimin në Facebook.

Çadraku është ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe do të paraqitet në Hagë me datën 11 dhjetor të këtij viti.

“Gjithë jeta juaj ka qenë në shërbim të vendit. Çdo angazhim dhe përgjegjësi e keni kryer me nderë dhe krenari. Kam qenë, jam dhe do të jem përherë krenare me juve Eprorët dhe Shefat e mi. Halil Çadraku, ashtu siç dole faqebardh në gjykimet e Unmik-ut, Eulexit, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykatën Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do ta dëshmoni. Do ta dëshmoni se urrejtja e armiqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ndaj SHIK-ut dhe ZKZ-së do të deklasohet dhe klasifikohet si urrejtje patologjike ndaj Luftëtarëve të Dritës dhe Lirisë. Ju, Luli dhe Fatosi i Luftës, do të dëshmoni se UÇK-ja ka dhe një emër, LIRI”, ka shkruar Gashi.