Foto: Hajrulla Çeku/Facebook

Hajrulla Çeku: Fjalimi i Kurtit në Spanjë u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovës, Hajrulla Çeku duke folur për vizitën e kryeministrit Kurti në Spanjë, tha se fjalimi i shefit të qeverisë u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

“Përveç pjesëmarrjes në Kongresin e Internacionales Socialiste dhe fjalimit të tij që u duartrokit ngrohtësisht edhe nga Josep Borrell, Kryeministri Kurti zhvilloi takime me liderë shtetëror e partiak nga Europa dhe bota, përfshirë shtetet që nuk e njohin Kosovën” – ka thënë ministri i Kulturës.

Së fundi, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, i pari i qeverisë pretendone se Josep Borrell kishte hequr dorë nga propozimi i BE-së që deri në mars të vitit të ardhshëm të arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

Derisa Borrell, kishte deklaruar në një konferencë për media se do t’i informojë gjithë anëtarët e BE-së për jokonstruktivitetin e palëve, e veçanërisht të Kosovës.

Ministri Çeku e ka vlerësuar vizitën e Kurtit në Spanjë si të shkëlqyesghme, duke informuar edhe për takimet e shumta me liderë shtetëror e partiak nga Europa dhe bota, përfshirë këtu shtetet që nuk e njohin Kosovën.

Ai tha se Kurti u takua me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, ish-kryeministrin e Greqisë dhe deputetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, George Papandreou.

Foto: Hajrulla Çeku/Facebook
Foto: Hajrulla Çeku/Facebook