Gruaja raporton në polici se ish-bashkëshorti ka hapur një llogari në emër të saj dhe ka publikuar fotografi

Një grua në Skenderaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se ish-bashkëshorti i saj ka hapur një llogari në emrin e saj.

Sipas ankueses, i dyshuari ka publikuar fotografi të ndryshme të saj.

Rasti i inicuar si “Ngacmim”, është në procedurë hetimore.