Grenell e Hoti flasin pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me delegacionin e lartë të Qeverisës amerikane, i prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri i vendit Avdullah Hoti së bashku ambasadoin Richard Grenell kanë mbajtur konferencë para medieve.
Në këtë konferencë keyeministri Hoti ka thënë se prezenca e delegacionit amerikan tregon vendosmëri dhe seriozitet.

“Prezenca e tyre besoj se tregon vendosmërinë dhe seriozitetin e presidentit Trump për zbatimin e një marrëveshje e cila po cilësohet si marrëveshje historike”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka treguar se çfarë u diskutua në takim me delegacionin amerikan.

“Kishim një bisedë të detajuar për të gjitha pikat e marrëveshjes. Do të lëvizim shpejtë në zbatimin e kësaj marrëveshje, ne jemi angazhuar si qeveri dhe presim që në javët e ardhshme të lëvizim konkretisht në zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Hoti.

Ndërsa ambasadori Grenell në këtë konferecë tha se kanë ardhur në Kosovë për marrëveshjen ekonomike.

“Përshëndetje nga presidenti Trump, jam me shumë kolegë nga SHBA, ne po shkojmë në atë drejtim dhe ju e dini që këtu kemi ardhur këtu për marrëveshjen ekonomike”, ka thënë Grenell.

Ai tutje ka treguar se çfarë po përpiqet delegacioni amerikan të arrijë përmes marrëveshjes ekonomike.

“Qytetarët e Kosovës kanë pasur shumë premtime dhe atë çfarë ne po përpiqemi të bëjmë përmes kësaj marrëveshje është që të bëjmë zotim para juve që zbatimi i marrëveshjes është ajo për cfarë kemi ardhur”, ka thënë Grenell.

Ai tutje ka shtuar se ndjehet i nderuar të jetë në Kosovë duke falenderuar Hotin dhe presidentin Thaçi për punën e deritanishme.

Marrëveshjet e nënshkruara sot janë në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.