‘Gratë dhe Napoloni’ fiton çmimin vjetor nga Ministria e Kulturës
17.12.2019 - 15:16
Drama e Osman Gorancit “Gratë dhe Napoloni” ka fituar çmimin e parë si Drama Orgjinale Shqipe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Lufta e Gruas” me autor Ibush Arifi ka fituar çmimin e dytë dhe drama “Sose”, me autor të paidentifikuar, vendin e tretë.
Këto ka bërë të ditur MKRS-ja me anë të një postimi në Facebook.
Katarina Josipi është emri artistik i aktores së famshme Katë Dylaj nga Zymi i Prizrenit. Të arriturat dhe kontributi i saj në fushën e artit, kulturës ndikuan në formimin e çmimit me emrin e saj.
Ajo ishte aktorja e parë shqiptare në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ku punoi 20 vjet prej vitit 1949.