Ilustrim - Policia në aksion

Grabitje brenda pompës së derivateve në Vushtrri

Në një pompë të derivateve në Vushtrri mbrëmë rreth orës 20:55 ka ndodhur një grabitje.

Sipas puntorit të kësaj pompe i cili edhe ka raportuar rastin në polici, grabitja është kryer nga tre persona të dyshuar të cilët nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 1 mijë e 500 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, as të arrestuar.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.