Goranci: Plani zhvillimor komunal monitorohet nga kuvendet komunale

Suzana Goranci, udhëheqëse e Divizionit të Planifikimit Hapësinor në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka thënë që kuvendet komunale janë përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të planit zhvillimor komunal dhe jo Ministria.

Sipas saj, komuna asnjëherë nuk ka raportuar në Ministri për zbatimin e planeve zhvillimore të deritanishme.

“Monitorimin e zbatimit të dokumenteve e bën kuvendi komunal. Kompetencën e plotë të zbatimit të dokumenteve e ka kuvendi komunal, ne nuk e kemi për obligim me monitoru komunën”, tha ajo.

Gjatë debatit në emisionin “Kallxo Përnime”, Goranci ka theksuar që kompetencat mes Ministrisë dhe komunës për sa i përket planit zhvillimor janë të ndara.

“Komuna e Prishtinës e ka përgjegjësinë e plotë edhe në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, ne nuk mundemi me ju përzi Komunës a ke përgatit ti këtë apo jo”, tha ajo.

www.kallxo.com