Goditi me veturë policin, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia ka arrestuar një person nën dyshimet se e ka goditur me veturë një zyrtar policor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prizren më 28.05.2024 rreth orës 12:35.

Siç bënë të ditur Policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.