Glauk Konjufcës i parashkruhet lënda për rrotullim të veturave të EULEX-it - DOKUMENT

Të akuzuarve për rrotullimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009, iu është parashkruar lënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Njëri nga të pandehurit, Rron Gjinovci, ka publikuar në profilin e tij aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për parashkrimin e kësaj lënde.

Në aktvendim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë më 27 dhjetor 2019 ka marr aktvendim të hudhet akuza e Prokurorisë Publike Komunale në Prishtinë dhe pushohet procedura penale kundër të pandehurve Glauk Konjufca, Xhelal Sveqla, Besfor Berisha, Zgjim Hyseni, Lirim Gashi, Salih Zyba, Rron Gjinovci, Salih Mehmeti, Naser Shatri, Bujar Vocaj, Kasim Ukaj, Arbër Nurdimi, Fatmir Kurtaj, Asdren Peci, Fatmir Haziri, Ramadan Deliu, Faruk Dakaj, Frashër Krasniqi, Skender Merturi, Pajtim Demaj, Flamur Arifaj, Kushtrim Zeqiri, Kujtim Kosumi, Dadan Molliqaj, Skender Blakaj, Blerim Maqastena, dhe Lulzim Xhaka.

Ndaj 27 të pandehurve është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale pjesëmarrje në grup që kryen veprat penale, dëmtim i pasurisë së paluajtshme, për shkak të parashkrimit të lëndës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Komunale të Prishtinës, me datë 22 shtator 2009, të pandehurit i kanë kryer veprat penale me datë 25 gusht 2009, andaj pas verifikimit të afatit të parashkrimit është konstatuar se ka arritur parashkrimi i ndjekjes penale me datë 25 gusht 2019.

Aktakuza e Prokurorisë në Prishtinë lidhet me aksionin e Lëvizjes “Vetëvendosje” të 25 gushtit 2009, kur në parkingun e EULEX-it afër stadiumit të Prishtinës, grupi i të akuzuarve me mjete të ndryshme dëmtuan dhe kthyen përmbys makinat e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit.

KALLXO.com kishte raportuar në vazhdimësi për seancat gjyqësore të mbajtura për këtë rast.

 

KALLXO.com kishte raportuar në vazhdimësi për senacat gjyqësore të mbajtura për këtë rast.

 

Ndërpritet Seanca për Makinat e EULEX-it

.