Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjilani, Peja e Hani i Elezit regjistrojnë ajër me cilësi shumë të dobët

Peja, Gjilani dhe Hani i Elezit kanë regjistruar ajër me cilësi shumë të dobët gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave nga matësit e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), grimcat e PM 2.5 në këto qytete kanë arritur vlerën deri 68.5 për metër kub.

Ndërsa, Obiliqi, Mitrovica dhe dy matësit në Prishtinë kanë regjistruar ajër me cilësi më të dobët.

Kurse, ajër me cilësi të pranueshme u regjistrua në Brezovicë, Drenas, në matësin tek IHMK dhe në fshatin Palaj.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.