Ilustrim

Gjilanasi arrestohet për bixhoz të paligjshëm

Mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Gjilan, nën dyshimet se i njëjti ka organizuar bixhoz të paligjshëm në lokalin e tij.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në lokal janë hasur gjashtë persona të dyshuar duke luajtur bastore.

Me urdhër të prokurorit, nga lokali janë sekuestruar tre televizor, tri shtëpiza kompjuteri dhe tre monitor.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa ë dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.