Ilustrim - Policia në aksion

Gjilan - Burri raporton në polici për gruan e tij të zhdukur

Një grua në Gjilan është zhdukur para tri ditëve.

Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme në polici nga burri i të zhdukurës.

Policia ka bërë të ditur se burri i saj ka raportuar se viktima me 13 prill ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas ankuesit, viktima ka probleme mendore dhe nuk është hera e parë që ajo ka dalë nga shtëpia.

Në lidhje me këtë rast është inicuar lënda e rastit dhe po vazhdon të hetohet.