Foto: Anadolu Agency

Gjermani, shtohen rastet e reja me COVID-19

Gjermania tash e disa ditë është duke e mbajtur vendin e pestë në botë me persona të infektuar me coronavirus.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ky shtet ka regjistruar 591 raste të reja dhe 41 viktima me COVID-19, sipas të dhënave të Worldometres.

Në total, numri i personave të infektuar me coronavirus në këtë shtet është 149, 044. Prej tyre 5,127 kanë vdekur dhe 99,400 janë shëruar.

Kurse, në nivel global, deri sot coronavirusi ka prekur 2,604,359 persona, ka shkaktuar 181,380 viktima dhe 712,254 persona janë shëruar.