
Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
Gjendet pa shenja jete një person në Banjë të Istogut
14.1.2023 - 19:16
Një person është gjetur pa shenja jete në Banjë të Istogut.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha personi pa shenja jete është gjetur në shtëpinë e tij.
“Rreth orës 7:15 në fshatin Banjë të Istogut një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, u shpreh Gashi.