Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një person pa shenja jeta është gjetur në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë, sot rreth orës 10:00.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Policisë ë Kosovës, Flora Ahmeti.

Forcat e rendit kanë nis hetimet për zbardhjen e rastit.

“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 67 vjeç. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në  ndriçimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, thuhet në fund të përgjigjes.